Kryebashkiakja gjermane u godit 13 herë me thikë nga vajza e saj e adoptuar

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.10.2025, 10:17

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin Herdecke të Gjermanisë, ku kryebashkiakja e sapozgjedhur, Iris Stalzer, 57 vjeç, është vrarë nga vajza e saj 17-vjeçare e adoptuar. Politikanja, që pritej të merrte zyrtarisht detyrën në nëntor si përfaqësuese e Partisë Social Demokrate me mbështetjen e të Gjelbërve, u sulmua në shtëpinë e saj dhe u dërgua me helikopter në spital, por nuk i mbijetoi plagëve të shumta.

Adoleshentja e kishte torturuar nënën për orë të tëra në bodrum, përpara se ta qëllonte 13 herë me thikë dhe të tentonte t’i vinte flakën me anë të një deodoranti dhe çakmaku. Ekspertët mjeko-ligjorë raportuan gjithashtu fraktura në kafkë. Hetuesit zbuluan prova të përpjekjeve për pastrim gjurmësh gjaku në shtëpi, ndërsa një thikë dhe rroba të njollosura me gjak u gjetën në çantën e 15-vjeçares së adoptuar.

Autoritetet gjermane kanë konfirmuar se më herët kishte pasur tensione të brendshme në familje, përfshirë një konflikt të mëparshëm me thikë. Për shkak të faktit që vajza kërkoi ndihmë pas ngjarjes, prokuroria po e trajton çështjen si dëmtim të rrezikshëm trupor dhe jo si vrasje të qëllimshme. Të dy fëmijët e adoptuar janë vendosur nën kujdesin e autoriteteve sociale, ndërsa hetimet mbi këtë rast të rëndë po vijojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit