Analisti akuzon Gjergj Lucën: Ti transporton drogë brenda peshqve të Rozafës, jam dëshmitar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.10.2025, 20:01

Në një debat të ashpër për oligarkinë që ka mbërthyer sektorë të rëndësishëm të ekonomisë në Shqipëri, analisti Ilir Demalia është përplasur me biznesmenin e peshkut Gjergj Luca.

Me tone të ashpra, Demalia e akuzoi Lucën se me kompaninë e tij Rozafa, transporton lëndë narkotike jashtë vendit, duke i fshehur ato brenda peshqëve të tij. Ai tha se për këtë ka prova pasi është vetë prezent në procesin e paketimit.

“Fol pra si burri se je dhe mirditor! Jam unë prezent që ti e merr peshkun, i fut dhe drogën brenda peshkut dhe e çon “Tunën” në Amerikë, me emrin Rozafa,” u shpreh Demalia.

Nga ana tjetër Gjergj Luca reagoi menjëherë: “O Syç po ne jemi shokë bashkë!”, një frazë që u duk si një përpjekje për t’i marrë të drejtën e fjalës dhe për të ndaluar hedhjen e më shumë akuzave në publik.

Deklarata ka ngjallur vëmendjen e publikut përsa i përket vërtetësisë së saj, prandaj shumë njerëz janë të interesuar nëse ajo qëndron apo është hedhur në publik për show.

Shkrimi i përket TVA News!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit