Gjest i shëmtuar nga serbët, flamuri shqiptar nuk vendoset në stadiumin e Leskovacit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 10.10.2025, 18:07

Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi sot seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Duboçica” të Leskovacit, në prag të përballjes së shumëpritur Serbi – Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Megjithatë, vëmendjen nuk e mori loja apo atmosfera, por një detaj simbolik që nuk kaloi pa u vënë re: në tribunat e stadiumit mungonte flamuri shqiptar, ndërkohë që ai serb ishte vendosur në pozicionin e tij.

Sipas praktikës së UEFA-s dhe FIFA-s, në çdo ndeshje zyrtare duhet të jenë të pranishëm flamujt e të dy kombëtareve pjesëmarrëse. Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një neglizhencë organizative apo një gjest që ka kaluar me qëllim, por pritet që në orët në vijim UEFA dhe FIFA të ndërhyjnë për të rikthyer barazinë simbolike në stadium.

Përballja Serbi–Shqipëri do të luhet të shtunën, më 11 tetor, në orën 20:45, dhe pritet të jetë një nga sfidat më të nxehta të Grupit K në rrugëtimin drejt Kupës së Botës 2026.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit