Pas armëpushimit, palestinezët kthehen në Gaza

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.10.2025, 14:52

Pas hyrjes në fuqi të armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit të premten pasdite, mijëra palestinezë nisën të kthehen drejt veriut të Gazës, për herë të parë që nga fillimi i ofensivës izraelite “Gideon's Chariots II”. Lëvizja masive u pa përgjatë rrugës bregdetare Al-Rashid, ndërsa Forcat Mbrojtëse të Izraelit paralajmëruan qytetarët të shmangin zonat ku trupat izraelite janë ende të pranishme, si Beit Hanoun, Shuja'iyya dhe zonat kufitare, duke e cilësuar situatën ende “jashtëzakonisht të rrezikshme”.

Në kuadër të marrëveshjes, është rihapur pjesërisht pika kufitare e Rafah-ut, duke lejuar hyrje-dalje të kufizuar të banorëve palestinezë me aprovimin e autoriteteve izraelite dhe egjiptiane. Ndihma humanitare është shtuar ndjeshëm, me 600 kamionë në ditë që transportojnë ushqim, medikamente, karburant dhe materiale për strehim. Rrugët kryesore Al-Rashid dhe Salah al-Din janë kthyer në korridore kyçe për shpërndarjen e ndihmave në të gjithë territorin.

Sipas burimeve egjiptiane dhe palestineze, faza e parë e zbatimit përfshin hapjen e pesë pikave hyrëse për ndihma përmes Egjiptit dhe Jordanisë. Qindra kamionë nga vendet arabe dhe islame janë në përgatitje për të ofruar furnizime thelbësore, përfshirë gaz për gatim dhe pajisje për pastrimin e rrënojave. Megjithatë, statusi i Fondit Humanitar të Gazës, i mbështetur nga SHBA-të, mbetet ende i paqartë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit