Agim Bahtiri: I kemi edhe votat për Qeverinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.10.2025, 12:28

Pas votimit të Nenad Rashiq, dhe konstituimit të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri ka thënë se ata i kanë votat edhe për formimin e Qeverisë.

“Ju kam thënë në mëngjes që do të kryhet sot…I kemi edhe votat për qeverinë“, tha ai.

Nga votimi i mbajtur, Rashiq ka marrë 71 vota për, 9 kundër dhe 24 abstenime, ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit, Dimal Basha teksa në sallë u dëgjuan duartrokitje.

Për Rashiqin votuan edhe deputetët e LDK-së, ndërsa PDK-ja dhe AAK-ja abstenuan, dhe Lista Serbe votoi kundër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit