Kujtim Gjuzi: Me mua kryebashkiak, çdo çift merr çelësa shtëpie dhe nënat me pesë fëmijë marrin vilë 241 m²

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.10.2025, 12:26

Kujtim Gjuzi ka prezantuar disa nga pikat kryesore të programit të tij, nëse do të zgjidhej kryetar i Bashkisë së Tiranës. Ai ka theksuar se nënat që kanë pesë fëmijë do të përfitojnë vila me sipërfaqe 241 metra katrorë, ndërsa çdo çift që martohet në Bashkinë e Tiranës do të dalë me çelësat e shtëpisë në dorë, menjëherë pas firmosjes në librin e protokollit.

Ja një nga pikat e tjera të programit. Nënat që bëjnë 5 kalamaj po jam unë kryetar i Bashkisë së Tiranës ato do kenë vilë 241 metër katrorë. Nuk do ketë çift që vjen në Bashkinë e Tiranës, hyn të martohet aty dhe të mos dalë me çelësa në dorë. Çdo çifti që vjen aty martohet firmos në librin e protokollit, menjëherë”, tha ai.

Natyrisht, këto janë vetëm pjesë e një programi “nëse do të isha”, që na kujton se politikat urbane dhe sociale mund të bëhen edhe një formë e artit të imagjinatës, ku ndërtohen shtëpi për familjet e mëdha… thjesht me një firmë. Pritet të shihet nëse kjo fantazi do të marrë jetë në të ardhmen, apo do të mbetet thjesht një pikë interesante në katalogun e ideve politike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit