Ekstradohet nga Greqia në Shqipëri 39-vjeçari Eduard Vushaj, i dënuar me 16 vite burg

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.10.2025, 11:39

Eduard Vushaj, 39 vjeç, është ekstraduar sot nga Greqia drejt Shqipërisë, pas një bashkëpunimi të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës. Vushaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkodrës e kishte dënuar më parë me 16 vite burg për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Ngjarja për të cilën u dënua ka ndodhur në vitin 2013, në fshatin Grabom të Shkodrës. Vushaj, në bashkëpunim me një person tjetër, ka ndaluar një automjet dhe ka kërcënuar me armë dy shtetas që ndodheshin në të, duke iu marrë paratë dhe makinën. Më pas, ai ka plagosur të dy personat me mjet prerës (thikë).

Pas mbërritjes në Shqipëri, 39-vjeçari me origjinë nga Shkodra do të përballet me drejtësinë për të vuajtur dënimin e dhënë nga gjykata. Policia shqiptare konfirmon se ky është një tjetër rast i suksesshëm i bashkëpunimit ndërkombëtar për kapjen dhe ekstradimin e personave në kërkim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit