Sot në GJKKO zhvillohet seanca paraprake për Erion Veliajn, mbrojtja kërkon shtyrjen e saj

Shkruar nga: E Merlikaj | Publikuar më: 10.10.2025, 08:49

Sot në orën 9:00 në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) zhvillohet seanca paraprake për dosjen që përfshin kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Kjo seancë ka si qëllim shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për kalimin e çështjes në gjykim, si dhe vlerësimin e ligjshmërisë së hetimeve të kryera deri tani. Gjatë seancës, pritet që gjykata të njihet me provat e mbledhura, qëndrimet e palëve dhe kërkesat paraprake të mbrojtjes, përpara se të vendosë nëse çështja do të kalojë në proces gjyqësor të plotë.

Megjithatë, seanca pritet të shtyhet, pasi disa prej avokatëve mbrojtës kanë paraqitur kërkesë për shtyrje, në kuadër të bojkotit që ka shpallur Dhoma Kombëtare e Avokatisë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Ky bojkot ka ndikuar në zhvillimin normal të proceseve gjyqësore në të gjithë vendin dhe pritet të ketë efekt edhe në këtë çështje të profilit të lartë, e cila ka tërhequr vëmendje të madhe publike dhe politike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit