Elisa Spiropali, sot ministre për Europën dhe Punët e Jashtme, është ndër figurat më të pasura të politikës shqiptare. Prej vitesh emri i saj përmendet në lidhje me prona të shumta,apartamente, vila dhe biznese që e vendosin në majë të listës së politikanëve me pasuri marramendëse.
Si sot para 5 vitesh qarkullonin të dhëna për disa apartamente në zonën e Kodrës së Diellit, një lokal pranë Kopshtit Botanik dhe prona të tjera në jug të vendit, duke e kthyer Spiropalin në një simbol të kontrastit midis pushtetit dhe popullit të zakonshëm.
Ndërsa qytetarët përballen çdo ditë me çmime të larta dhe një ekonomi të ngurtë, një ministre me pasuri të tillë përfaqëson realitetin e hidhur të pabarazisë. Ajo që dikur shihej si zë i “rilindjes” sot njihet për jetesën luksoze, ndërsa populli vazhdon të jetojë me paga që mezi mjaftojnë.
Kontrasti është i qartë, sa më shumë pushtet, aq më shumë pasuri. Me postin e ri diplomatik, pritet që pasuria e saj të rritet edhe më tej. Për shumëkënd, Elisa Spiropali është shembulli më i pastër i mënyrës si politika kthehet në një mjet pasurimi personal.
Ndërkohë njerëzit e zakonshëm mbeten të varfër e të lodhur. Në një vend ku premtimet harrohen shpejt, pasuria e një ministre mbetet kujtesa më e fortë e asaj që nuk ka ndryshuar kurrë: pushteti pasuron të njëjtët, ndërsa populli vazhdon të vuajë.
Kush e ndjen më shumë Europën, ministrja me pasuri në rritje, apo populli që s’shtyn dot muajin?