Një zhvillim historik po ndodh në Lindjen e Mesme. Lideri i dëbuar i Hamasit nga Gaza, Khalil Al-Hayya, deklaroi mbrëmjen e sotme se “lufta ka përfunduar” dhe se ka nisur një armëpushim i përhershëm me Izraelin.
Sipas Al-Hayya-s, marrëveshja përfshin disa pika kyçe:
Hapjen e kalimit Rafah në të dy drejtimet;
Lirimin e të gjitha grave dhe fëmijëve palestinezë nga burgjet izraelite;
Garanci ndërkombëtare nga SHBA, ndërmjetës arabë dhe Turqia që lufta në Gaza ka marrë fund përfundimisht.
Megjithatë, brenda Hamasit nuk ka unitet të plotë për këtë marrëveshje. Osama Hamdan, një tjetër zyrtar i lartë i lëvizjes, deklaroi nga Egjipti se “asnjë palestinez nuk pranon çarmatim” dhe se “populli ynë do të vazhdojë të ketë nevojë për armë dhe rezistencë.”
Qëndrimi i tij bie ndesh me planin e paqes të presidentit amerikan Donald Trump, i cili kërkon çarmatosjen e Hamasit si kusht për paqen e qëndrueshme.
Ndërkohë, Qeveria izraelite ndodhet në mbledhje urgjente për të ratifikuar marrëveshjen e armëpushimit, ndërsa ushtria izraelite ka njoftuar se vazhdon operacionet në terren deri në konfirmimin zyrtar të ndalimit të luftës.
Nëse marrëveshja miratohet, kjo do të shënojë fundin e konfliktit më të përgjakshëm në Gaza që prej vitit 2014.