Një histori prekëse ka mbërritur në redaksinë tonë nga Roma, ku një vajzë e quajtur Veronica kërkon të gjejë nënën e saj shqiptare që e braktisi një muaj pas lindjes.
Veronica lindi në Romë në 13 gusht 1 999, dhe u braktis nga nëna e saj Merita Komini një muaj pas lindjes. Vajza thotë se ka një motër dhe dy vëllezër të tjerë, njëri prej tyre Guiliano, i cili ka lindur në 1 998 dhe sipas informacioneve të saj, jeton me nënën.
Një muaj përpara se Veronica të lindte, babai i saj ishte burgosur, dhe një muaj pas lindjes, nëna e saj e dërgoi vajzën e vogël në jetimore, duke mos i dhënë mundësi as të atit që ta takonte.
Vajza nuk ka foto të nënës, por vetëm emrin dhe mbiemri, të cilët nëna e saj i ka lënë me qëllim që një ditë të bashkohet me fëmijët. Merita, nëna e vajzës, ka lindur në 8 mars 1977 në qytetin e Vlorës.
E reja tregon se nuk ka ndaluar asnjë ditë së kërkuari të ëmën, dhe do të vazhdojë ta kërkojë deri sa ta gjejë. Ajo ka lënë adresën e “Facebook-ut” Veronica Miyari në mënyrë që personat të cilët e njohin nënën e saj, ta kontaktojnë.
Më poshtë mesazhi i plotë:
Përshëndetje të gjithëve, unë jam Veronica, e lindur në Romë më 13 gusht 1999. U lirova menjëherë nga Spitali Vannini në Romë dhe më pas u transferova në Poliklinikën Casilino. Nëna ime është me origjinë shqiptare, emri i saj është Merita (kimi) Komini, e lindur më 8 mars 1977 në Vlorë.
Jemi 4 fëmijë gjithsej, dy motrat e mia, unë dhe vëllai im. Motrat e mia lindën në Shqipëri dhe më pas erdhën në Itali dhe u dhanë për birësim pas katër vitesh jetese me nënën tonë. Fatkeqësisht, babai ynë nuk ishte njeriu më i mirë, kështu që mami nga frika se mos i ndodhte diçka, i dha ato për birësim. Ndërkohë, në vitin 1998, lindi vëllai ynë Giuliano. Shqiptohet ndryshe në shqip, por ai qëndron me nënën tonë, për aq sa di unë. Më në fund, linda unë. Ndërsa linda unë, babai im ishte në burg prej një muaj.
Një muaj pasi linda unë, nëna ime më kishte dhënë për birësim, por nuk i dha babait tim mundësinë të vinte të më merrte sepse kishte frikë për mua, dhe më la të gjitha dokumentet e mundshme për ta gjetur. Deri më sot, e di që emri i saj është Kimi (Komini).
Merita lindi më 8 mars 1977. Ajo jetoi në Romë më parë, por tani nuk e di me siguri. Ajo ia la këto gjëra vëllait tonë që të mund të gjenden. Fatkeqësisht, nuk kam foto. Por ndoshta duke thënë këtë, e kupton kush jam unë.
Në vend të numrit, meqenëse kam probleme me babain e fëmijëve, është më mirë nëse e vendos profilin tim në Facebook “Veronica Miyari”.
Ajo la emrin dhe mbiemrin e saj në mënyrë që të gjendej. I them mamit dije se po të kërkoj dhe nuk kam pushuar kurrë së menduari për ty. E di sa shumë ke vuajtur. Shpresoj të të takoj së shpejti. Mami të dua shumë, do të shihemi.