Ndalohet një person në Manastir, dyshohet për manipulim të tenderit me vlerë prej 1.6 milionë euro

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.10.2025, 17:50

Është ndaluar B.M., pronar i kompanisë “Markovski Kompani DOOEL” në Manastir, e cila me vite ka lidhur kontrata milionëshe me TEC Manastirin.

Sipas burimeve, Policia Financiare e dyshon Markovskin për manipulim të një tenderi me vlerë rreth 100 milionë denarë, ose 1.6 milionë euro nga buxheti shtetëror.

“Markovski Kompani” njihet për kontratat për nxjerrjen e qymyrit në TEC Manastir, dhe ishte përmendur gjithashtu si një nga kompanitë më të privilegjuara gjatë kohës së qeverisjes së mëparshme.

Markovski është gjithashtu konsull nderi i Bjellorusisë në Maqedoni. Nga EMV dërguan njoftim në të cilin thonë asnjë anëtar i udhëheqjes aktuale të TEC Manastir nuk është ndaluar, as nuk është i përfshirë në procedurën aktuale.

“Ne i inkurajojmë të kompetentët për zbardhjen e plotë të rastit dhe shprehim mbështetje për institucionet në zbatimin e procedurave ligjore, me qëllim të përcaktimit të gjendjes faktike”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit