“Ik mos na ha k****”, polici nxehet dhe lëshon gojën me qytetarin

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 09.10.2025, 17:10

Në një kohë kur Policia e Shtetit duhet të jetë shembulli i disiplinës, profesionalizmit dhe respektit për qytetarin, ngjarjet që dalin nga komisariatet tona shpesh duken sikur janë marrë nga ndonjë film absurd. Kështu ka ndodhur edhe në Kamëz, ku një qytetar tregon se është përballur me fjalor rrugësh nga vetë ata që mbajnë uniformën blu. “Ik, mos na ha k***”, – ishte përgjigjja që mori qytetari nga një efektiv i Komisariatit të Kamzës, thjesht pse kërkoi sqarim për një çështje të drejtë.

Një frazë e tillë nuk është më thjesht mungesë kulture është fytyra reale e një institucioni që po e humb kuptimin e tij. Kur një qytetar që beson te kjo polici ndihet i poshtëruar prej saj, kemi të bëjmë me krizë besimi, autoriteti dhe morali shtetëror.

Uniforma nuk është një leje për të ulëritur mbi njerëzit, por për t’u shërbyer atyre me dinjitet. Dhe kur ky dinjitet kthehet në përçmim, atëherë nuk kemi më policë – por roje nervoze të sistemit, që përdorin fjalë banale për të maskuar paaftësinë e tyre.

Ironia më e madhe? Këta janë të njëjtët që flasin për “imazh të policisë”, ndërsa çdo ditë e më shumë po e zhysin atë në baltë. Në vend që të dëgjojmë lajme për hetime serioze, për arrestime të kriminelëve, për mbrojtje të qytetarit dëgjojmë për ofendime, arrogancë dhe abuzim me pushtetin. Në fund, nuk është më pyetje a ka ndodhur apo jo por sa shpesh ndodh kjo dhe pse drejtuesit e policisë heshtin?

Mesazhi i qytetarit:

"Do kisha dëshirë ta publikoni se çfarë fjalori ka Policia e Shtetit, policet e komisariatit Kamëz."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit