“Komshija hedh tenxheret me makarona sipër kokës së njerëzve”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.10.2025, 17:48

Një qytetar nga Kamza i është drejtuar redaksisë së JOQ për të denoncuar një fqinje që ka shtëpinë disa kate sipër biznesit të tij.

Denoncuesi shpjegon se fqinja vuan nga skleroza, dhe herë pas here del në ballkon duke hedhur nga lart sende të rrezikshme, si hekur rrobash, tenxhere me makarona dhe mjete të tjera të cilat nëse u bien në kokë qytetarëve mund të jenë të rrezikshme për këta të fundit.

Po sipas denoncuesit, familjarët e fqinjes problematike nuk marrin përsipër që të gjejnë një zgjidhje, por largohen në punë duke e lënë që ngjarja të përsëritet thuajse çdo ditë. Nga ana tjetër Policia dhe Bashkia Kamëz, nuk marrin asnjë masë për shoqërimin e zonjës në qendrat rehabilituese, pavarësisht se janë në dijeni të gjendjes së saj.

Qytetarët dhe pronarët e bizneseve janë të rrezikuar në çdo moment nga sjellja e zonjës në katin e sipërm, prandaj ndërhyrja duket diçka e domosdoshme.

Më poshtë denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ! Kemi një rast të një personi të sëmurë që çdo ditë hedh mbeturinat nga lart. Është e sëmurë me sklerozë me sa kemi marrë vesh. Jemi ankuar në Polici dhe Bashki, por nuk marrin asnjë masë.

Ne kemi disa vite me këtë situatë dhe nuk po gjejmë zgjidhje. Kemi bizneset këtu dhe s’po dimë çfarë të bëjmë. Duhet të dërgohet në ndonjë qendër rehabilitimi. Ndodhet në Kamëz te tre katëshet.

Ajo ka të afërm dhe ne kemi folur me ta, por nuk e çajnë kokën fare. E lenë në shtëpi vetëm dhe ikin në punë. Vetëm nëse e postoni ju mund të vijë shteti dhe të zgjidhet kjo situatë, përndryshe do vazhdojë e njëjta përditë deri kur të kthehet në një tragjedi për njerëzit që kalojnë poshtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit