Qytetarët që kalojnë përmes kryqëzimit të Saukut po përballen me kaos të përditshëm. Makinat parakalojnë në vendet ku nuk lejohet, ndërpresin qarkullimin dhe kalojnë vijat e pandërprera, duke krijuar bllokime të mëdha.
Pritjet në këtë zonë arrijnë deri në një orë, duke shkaktuar vonesa dhe irritim të madh tek shoferët. Autoritetet lokale duhet të ndërhyjnë sa më parë për të rregulluar qarkullimin dhe për të parandaluar këto shkelje të rregullave të trafikut.
Denoncimi i qytetarit:
Publikojeni ju lutem, tani te kryqëzimi i Saukut. Nuk kalohet dot pasi makinat parakalojnë aty ku s’duhet. Nderpresin rrugën, dalin përpara vijave të pandërprera. Është katastrofë. Kemi një orë në kryqëzim.