SI SOT/ Fusha gllabëroi 12 milionë euro nga Piramida, drejtësia në gjumë!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.10.2025, 14:44

Sot bëhen pesë vite që JOQ Albania publikoi zyrtarisht lajmin për tenderin e shumëpërfolur të rijetësimit të Piramidës së Tiranës, të fituar nga kompania “FUSHA” sh.p.k. e Shkëlqim Fushës. Vetëm disa ditë më parë, më 26 shtator 2020, JOQ kishte zbuluar se tenderi ishte paracaktuar për këtë kompani me një vlerë rreth 12 milionë euro me TVSH dhe siç ndodhi, më 9 tetor 2020 u shpall edhe zyrtarisht fituesi.

Në atë kohë, JOQ raportonte se “FUSHA” sh.p.k. kishte përfituar mbi 91 milionë euro nga fondet publike në vetëm gjashtë vite, kryesisht nga tenderët e Bashkisë Tiranë nën drejtimin e Erion Veliajt. Tenderi për Piramidën ishte një tjetër shembull i lidhjeve të ngushta midis pushtetit dhe biznesit, ku përveç Fushës, në garë ishte përfshirë edhe kompania “EDIL-AL-IT” sh.p.k., e familjes Dulaku.

Pesë vite më vonë, kujtesa e këtij tenderi mbetet simbol i mënyrës se si shpërndahen milionat e fondeve publike, shpesh në duart e të njëjtëve emra të njohur. Pyetjet për lidhjet mes pushtetit, parave dhe tenderëve të mbyllur ende nuk kanë marrë përgjigje, ndërsa qytetarët vazhdojnë të shohin se “rrethin” e përfituesve të parave të tyre nuk e prek askush.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit