Ishte në proces gjyqësor me të birin, 49-vjeçarja në Fier dhunon avokatin e djalit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.10.2025, 13:14

Një 49-vjeçare nga fshati Mbrostar Ura është arrestuar në flagrancë nga policia e Fierit, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj avokatit të djalit të saj. Sipas burimeve zyrtare, shtetasja V. Xh. ka hyrë në zyrën e avokatit A. K., 59 vjeç, dhe e ka kanosur e goditur atë pas një debati të ashpër.

Ngjarja ka ndodhur në kontekstin e një procesi gjyqësor ku djali i saj është në konflikt ligjor me prindërit, ndërsa avokati i sulmuar përfaqëson djalin në këtë çështje. Policia ka ndërhyrë menjëherë pas raportimit të ngjarjes dhe ka shoqëruar 49-vjeçaren në komisariat, ndërsa materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

“Akuzohet se goditi avokatin e djalit Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasen V. Xh., 49 vjeçe, banuese në fshatin Mbrostar Ura, pasi dyshohet se ka kanosur dhe ka goditur në zyrë, shtetasin A. K., 59 vjeç, banues në Fier, i cili është avokati që përfaqëson djalin e saj, në procesin gjyqësor kundër prindërve.”, njofton policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit