Makina plot me drogë nga Shqipëria, arrestohet shqiptari në Selanik

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 09.10.2025, 12:02

Policia greke ka ndaluar në Selanik një automjet të mbushur me lëndë narkotike, duke goditur një tjetër tentativë trafiku nga Shqipëria drejt Greqisë.

Sipas mediave greke, autoritetet kishin marrë informacione paraprake për një 41-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti që transportonte drogë mes dy vendeve.

Makina e tij, e cila kishte hyrë në Greqi përmes një pike doganore shqiptare, u ndalua për kontroll, ku pas skanimit me rreze X në rezervuarin e karburantit u zbuluan 12 pako me gjithsej 23 kilogramë e 450 gramë marijuanë.

Gjatë kontrollit personal, policia i gjeti dhe sekuestroi 1 mijë euro dhe një telefon celular, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrjetin e plotë të trafikut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit