36-vjeçarja në Maliq tenton të vrasë veten në banesën e saj

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.10.2025, 12:17

Një 36-vjeçare me inicialet J.P ka tentuar të vetëvritet në banesën e saj në Maliq të Korçës, duke konsumuar një sasi të konsiderueshme medikamentesh. Familjarët e kanë gjetur në gjendje të rëndë dhe e kanë dërguar menjëherë në spital, ku po merr trajtim mjekësor.

Sipas burimeve nga spitali, gjendja shëndetësore e 36-vjeçares është stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia dhe prokuroria po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet që e çuan gruan drejt këtij veprimi ekstrem.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit