Roja i Apelit: Para se autori të kalonte në skaner njoftova kancelaren se nuk ndihesha mirë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.10.2025, 10:04

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Banush Koxhajn, rojen e sigurisë në Gjykatën e Apelit, i cili akuzohet për shpërdorim detyre pas ngjarjes së rëndë ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja brenda ambienteve të gjykatës. Prokuroria e akuzon Koxhajn për neglizhencë në kryerjen e detyrës, pasi nuk kreu kontrollin fizik ndaj autorit Elvis Shkambi dhe xhaxhait të tij, duke u lejuar atyre të hynin të armatosur në sallën e gjyqit.

Në sallën e gjyqit, Koxhaj është justifikuar duke deklaruar se ka qenë i sëmurë dhe nuk ishte në gjendje të kryente detyrën. “Kam qenë i sëmurë. Para se të kalonin palët në skaner, unë kam lajmëruar kancelaren se nuk ndihesha mirë, pasi vuaj nga diabeti. Një orë më pas, kancelarja më dha leje për t'u larguar, por nuk jam zëvendësuar,” është shprehur ai para gjykatës.

Megjithatë, prokuroria argumenton se pavarësisht gjendjes shëndetësore, roja kishte për detyrë të sigurohej që kontrollet e sigurisë të kryheshin dhe që vendi i tij të zëvendësohej përpara largimit. Mungesa e reagimit në kohë dhe moskryerja e protokollit të sigurisë konsiderohen faktorë të rëndësishëm që lehtësuan hyrjen e armës në ambientet e gjykatës dhe i hapën rrugë ngjarjes tragjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit