Drogë, përndjekje, kërcënim! Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri reperi Cllevio

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.10.2025, 09:12

Policia e Shtetit ka njoftuar sot se është ekstraduar nga Dubai në Shqipëri shtetasi Kleviol Ahmeti, 39 vjeç, i njohur me emrin artistik “Cllevio”. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, pas vendimeve të dhëna nga Gjykatat e Tiranës dhe Fierit, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Ekstradimi u realizua në kuadër të operacionit “The Wanted”, me bashkëpunim mes Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dhabi. Sipas njoftimit zyrtar, reperi akuzohet se për një periudhë të gjatë ka përndjekur një shtetas dhe familjarët e tij, si fizikisht, ashtu edhe përmes rrjeteve sociale. Gjithashtu, ai është dënuar nga Gjykata e Fierit me 9 muaj burg për thyerje të masës së sigurisë.

Ahmeti ishte ndaluar në Dubai rreth tre muaj më parë, ku dyshohet se u kap edhe me lëndë narkotike. Përveç këtyre rasteve, Kleviol Ahmeti është nën hetim edhe për porositjen e djegies së një automjeti luksoz në pronësi të Kozak Braçit, si dhe për kallëzime të tjera nga figura publike, përfshirë reperin Noizy.

Pritet që ai të dalë përpara drejtësisë dhe të përballet me të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të.

Njoftimi:

Interpol Tirana
Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri, një 39-vjeçar i kërkuar nga autoritetet në Tiranë dhe në Fier, për përndjekje dhe për thyerje të masës së sigurisë. Në vijim të bashkëpunimit të Drejtorisë së Interpolit, me zyrën e Interpol Abu Dhabit, me objektiv kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, të cilët synojnë t’i fshihen drejtësisë shqiptare, duke qendruar në Dubai, u lokalizua dhe u kap, në kuadër të operacionit “The Wanted”, shtetasi K. A., 39 vjeç, i lindur në Lushnjë. Ky shtetas kërkohej ndërkombëtarisht sepse në vitin 2024, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, pasi akuzohet se për disa vjet, ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, shtetasin R. R. dhe familjarë të tij. Gjithashtu, 39-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Fierit, në vitin 2024, me 9 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit