Aksident tragjik në Pukë: Makina përfundon 300 metra në humnerë, humb jetën drejtuesi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.10.2025, 23:20

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Qafë Mali-Fierzë, në afërsi të shkëmbit të Dardhës në Pukë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 300 metra në humnerë.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, Prendush Kola. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse, policia dhe autoambulanca, ndërsa mjeti është gjetur pas kërkimeve nga zjarrfikësit dhe banorët e zonës.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit tragjik.

Sqarim: Fotoja e përdorur në artikull është ilustruese.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit