Turqia dërgoi mijëra dronë kamikazë në Kosovë, “tërbohet” Vuçiç: Ankaraja po destabilizon Ballkanin!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.10.2025, 22:35

Mijëra dronë kamikazë të tipit Skydagger, prodhim i kompanisë turke Baykar, kanë mbërritur në Kosovë disa muaj përpara afatit të parashikuar në kontratë. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Albin Kurti, i cili tha se dërgesa përbën një hap të madh për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Sipas tij, dhjetëra pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë trajnuar tashmë për përdorimin e këtyre dronëve, të cilët janë të pajisur me ngarkesë shpërthyese dhe shërbejnë për neutralizimin e objektivave lëvizëse apo statike. “Me këtë kontingjent të avionëve pa pilot, së bashku me sistemet Bayraktar TB2 dhe Puma nga SHBA, po vazhdojmë modernizimin e ushtrisë sonë me teknologji të avancuar dhe taktika bashkëkohore”, shkroi Kurti.

Por ky zhvillim ka shkaktuar reagim të ashpër në Beograd. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u shpreh “i tmerruar” nga vendimi i Turqisë për të armatosur Kosovën, duke akuzuar Ankaranë se “po destabilizon Ballkanin” dhe se “ëndërron rikthimin e Perandorisë Osmane”.

“Serbia është vend i vogël, por e kupton mirë çfarë qëllimesh kanë. Ky veprim është shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare,” deklaroi Vuçiç. Edhe Petar Petkoviç, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, tha se Turqia ka “shkelur drejtpërdrejt Rezolutën 1244” duke i dërguar më shumë se 1000 dronë luftarakë Prishtinës.

Ky është kontingjenti më i madh i dronëve ushtarakë që Kosova ka marrë deri më sot, duke forcuar ndjeshëm kapacitetet e saj mbrojtëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit