Mijëra dronë luftarakë kamikazë Skydagger RTF kanë mbërritur sot në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, duke shënuar furnizimin më të madh ajror të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sipas qeverisë, dërgesa nga kompania turke Baykar ka ardhur tre muaj më herët se parashikohej, ndërsa dhjetëra ushtarakë janë trajnuar tashmë për përdorimin e tyre.
Dronët Skydagger janë të tipit FPV (Ready-to-Fly) dhe përdoren për goditjen e objektivave lëvizës dhe statikë, me shpejtësi deri në 130 km/orë, rreze veprimi 10 km dhe qëndrueshmëri në ajër deri në 36 minuta.
Kryeministri Albin Kurti tha se me këtë blerje, krahas sistemit Bayraktar TB2 dhe fluturakeve Puma, Kosova po rrit ndjeshëm fuqinë goditëse dhe kapacitetet mbrojtëse, duke ndërtuar një ushtri të aftë për epokën e luftës moderne.