Ronaldo hyn në histori, futbollisti i parë miliarder

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 08.10.2025, 15:43

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë histori, këtë herë jashtë fushës. Sulmuesi i Al-Nassr dhe i Kombëtares Portugeze ka kaluar tashmë pasurinë neto prej 1.4 miliardë dollarësh, duke u bërë një nga sportistët më të pasur të të gjitha kohërave.

Në qershor, 40-vjeçari firmosi një kontratë të re me klubin saudit, me vlerë mbi 400 milionë dollarë, duke forcuar pozicionin e tij si fytyra më e paguar e futbollit botëror. Vetëm nga futbolli, që prej vitit 2002 e deri më 2023, Ronaldo ka grumbulluar mbi 550 milionë dollarë.

Por fitimet e tij nuk ndalen në fushë. CR7 ka një marrëveshje 10-vjeçare me Nike, që i sjell rreth 18 milionë dollarë në vit, si dhe bashkëpunime me gjigantë si Armani dhe Castrol, të cilat i kanë shtuar më shumë se 175 milionë dollarë në llogaritë e tij.

Kalimi te Al-Nassr në vitin 2023 rezultoi një ndër vendimet më fitimprurëse të karrierës vetëm nga paga dhe bonuset përfiton rreth 200 milionë dollarë në vit, pa përfshirë taksat dhe shpërblimin prej 30 milionë dollarësh për firmosjen.

Me këtë ritëm, Cristiano Ronaldo nuk po theu rekorde vetëm me gola, por edhe në botën e financave duke treguar se “CR7” është shumë më tepër se një futbollist, është një markë globale që nuk njeh kufij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit