“Ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri, monstra që kërcënon gjyqtarët e nxjerr në pritë njerëzit e drejtësisë!”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08.10.2025, 15:39

“Ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, ka nxjerrë në pritë njerëzit e drejtësisë.” Kështu deklaroi ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj, gjatë një interviste.

Ai theksoi se ky i fundit ka kërcënuar gjyqtarë fuke u shkuar nëpër shtëpi. Ndër të tjera shtoi se i dhanë dhe lekët sepse kishte blerë disa prona tek kulla Syri i Tiranës së Armand Lilos.

"Analiza e ngjarjes duhet bërë në kompleksitet, nga se nisi. Pse po ndodhin këto fenomene tani. Gjyqtarët kërcënohen gjithmonë. Ne kemi pasur Oltion Bistrin. Monstra e gjyqësorit. Kërcënonte gjyqtarët, shkonte nëpër shtëpi. Janë të regjistruara të gjitha çështjet, ka nxjerrë në pritë njerëzit e drejtësisë. Nuk e heton njeri. I dhanë dhe lekët, se kishte blerë disa prona te Syri i Tiranës, i kthyen dhe lekët."

Duke komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në ambientet e Gjykatës së Apelit, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja, Malaj theksoi se është pothuajse e pamundur që një person të kalojë me armë dhe të hyjë në sallën 3, aty ku ndodhi ngjarja tragjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit