Ademi: Plagosja e anëtarit tonë nuk është incident i thjeshtë, po një atentat

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.10.2025, 12:42

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi sot ka kërkuar që organet e rendit që të zbardhin rastin e plagosjes së bartësit të listës së tyre në Komunën e Likovës, Zekirija Shahini.

"Faktet e para dhe dëshmitë dhe pamjet e kamerave të sigurisë flasin qartë për një sulm të drejtpërdrejt nga një individ me maskë i cili ka vepruar për t'i rrezikuar jetën kandidatit tonë. Ky nuk është një incident i thjeshtë, por një ngjarje me indikacione i fortë për atentat dhe duhet të trajtohet si i tillë", tha Ademi.

Ai kërkoi që MPB të identifikoi dhe arrestohet autori dhe çdo person që është i përfshirë në këtë rast.

Ademi tha se siguria e qytetarëve është çështje shtetërore dhe jo çështje partiake.

Ademi i bëri thirrje Qeverisë, Prokurorisë, MPB-së që të veprojnë menjëherë dhe me seriozitet si garant të ligjit.

Ai shtoi se demokracia nuk mund të frikësohet me armë dhe vullneti i qytetarëve nuk mund të ndalet me plumba.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit