Konsulli i Përgjithshëm i Ukrainës në Mynih i përfaqësuar nga Vadym Kostiuk, ka deklaruar se nga data 1 prill do të hyjë në fuqi marrëveshja midis Ukrainës dhe Shqipërisë e cila do çojë në heqjen e vizave për qytetarët e të 2 shteteve.
Kjo marrëveshje ishte nënshkruar në 6 nëntor të 2016 nga ministri i jashtëm Ukrainian Pavlo Klimkin dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati,
Vadym Kostiuk e ka bërë të ditur lajmin në llogarinë e tij në Facebook, ku ndër të tjera shkruan:
Qytetarët e Ukrainës dhe shtetasit shqiptarë që përdorin dokumente të vlefshme udhëtimi (pasaporta të huaja, dokumente identifikimi) mund të hyjnë, të largohen dhe të qëndrojnë pa viza në territorin e shtetit të palës tjetër kontraktuese për një periudhë që nuk i kalon 90 ditë brenda 180 ditëve.