Tronditet këngëtarja, arrestohet pak orë para se të fejohej

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.10.2025, 12:27

Në një operacion të gjerë kundër drogës të kryer nga ekipet e xhandarmërisë në Stamboll, u arrestuan shumë emra të famshëm.

Emra të njohur të skenës turke si İrem Derici, Hadise, Demet Evgar, Berrak Tüzünataç dhe Dilan Polat u vunë në pranga.

İrem Derici, e cila u mor në paraburgim si pjesë e operacionit, kishte njoftuar së fundmi se do të fejohej me të dashurin e saj, DJ Melih Kunukçu, më 8 tetor.

Në ditën kur kishte ceremoninë e fejesës, këngëtarja turke u dërgua në paraburgim. Ndaj tyre do të merren edhe mostra gjaku së bashku me deklaratat e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit