Nga Gramshi në Cardiff, shqiptari i dënuar për plagosje kërkon të shmangë ekstradimin

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.10.2025, 11:30

Mikel Hoxha, një 33-vjeçar shqiptar i dënuar në mungesë me 17 vite burg për tentativë vrasjeje dhe mbajtje pa leje të armës, ka jetuar për pesë vite i lirë në Mbretërinë e Bashkuar pasi hyri ilegalisht në vend dhe aplikoi për azil, duke pretenduar se ishte viktimë e gjakmarrjes. Ai u arrestua vetëm në shtator të vitit 2023 në Cardiff, ku jetonte në një shtëpi me vlerë 170 mijë paund, ndërsa ishte në proces apelimi për refuzimin e azilit.

Hoxha u shpall fajtor për një ngjarje të ndodhur në qershor 2018 në Gramsh, ku pas një konflikti në një kafene, qëlloi disa herë një person në këmbë. Ai u arratis menjëherë nga Shqipëria dhe hyri në Britani përmes rrugëve të paligjshme. Megjithatë, përmes një avokati në Shqipëri, dënimi i tij u ul në 4 vite burg për “dëmtim të rëndë të qëllimshëm”.

Aktualisht, ai ndodhet në burgun e Wandsworth dhe po përpiqet të ndalojë ekstradimin përmes argumenteve ligjore mbi të drejtën për jetën familjare sipas nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pasi ka dy fëmijë të mitur në Britani. Gjykata e Westminster e ka konsideruar të pabesueshëm pretendimin për gjakmarrje dhe e ka referuar çështjen për vendimmarrje tek Sekretari i Shtetit për Ekstradimin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit