“Ish-i, tashmë i martuar dhe me fëmijë, më kërkon sërish! T’ia tregoj të fejuarit?”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.10.2025, 00:05

Një vajzë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar mendimin e qytetarëve lidhur me një situatë të pazakontë që po e shqetëson prej disa kohësh. Ajo tregon se ndonëse lidhja e saj me ish-partnerin ka përfunduar prej vitesh, ai vazhdon ta kërkojë në rrjete sociale, pavarësisht se tashmë është i martuar dhe ka fëmijë.

Në mesazhin e saj, vajza shprehet se ndarja ndodhi për shkak të paragjykimeve nga familja e tij, të cilët nuk pranonin nuse nga jugu dhe kërkonin dikë që do të jetonte e shërbente pranë tyre. Megjithatë, edhe pse lidhja ka marrë fund prej kohësh dhe ajo është e fejuar, ish-i i saj i parë vazhdon t’i shkruajë nga adresa të ndryshme duke pretenduar se nuk e ka harruar.

Ajo shprehet se ndjen frikë nga sjelljet e tij posesive dhe nuk di si të veprojë: t’i tregojë të fejuarit për situatën apo të mbyllë rrjetet sociale për ta shmangur. Për këtë arsye, ajo kërkon ndihmën e ndjekësve të JOQ Albania për të marrë këshilla dhe mendime se si duhet të veprojë në këtë rast.

Më poshtë, mesazhi i plotë i vajzës:

“Përshëndetje JOQ. Kërkoj mendim nga fansat tuaj. Kam pasur një lidhje 2-vjeçare me një djalë, dashuria ime e parë, e cila ka përfunduar para disa vitesh. Arsyeja ishte familja e tij, nuk donin nuse nga jugu, donin dikë që t’u shërbente e të jetonte me ta. Ky gjeti pretekste dhe u nda. Tani zotëria është martuar dhe me fëmijë, shfaqet herë pas here në jetën time me adresa të ndryshme dhe thotë: ‘Nuk të kam harruar, dua të takohemi, të flasim mos kemi bërë gabim që i kemi dhënë fund.’ Unë jam e fejuar, ia kam shpjeguar që kam harruar të shkuarën dhe se e dua të fejuarin tim. Ai nuk beson, thotë ‘mos gënje, nuk më ke harruar, po thjesht ka ardhur koha të ndërtosh një familje, se mua kurrë nuk më harron’. I fejuari im e di deri diku historinë, por jo që ai vazhdon të më shkruajë. Kam frikë nga veprimet e tij posesive, nga ky fiksim i çmendur. Si të veproj? T’ia tregoj të fejuarit situatën apo të mbyll rrjetet sociale? Faleminderit për mendimet.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit