Djemtë i vjedhin dy motorët, qytetari: M’i ktheni!

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 07.10.2025, 16:14

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë tonë një tjetër rast të vjedhjeve të motomjeteve, këtë herë bëhet fjalë për dy motora elektrik. Qytetari ka bërë apel publik pas vjedhjes së dy motorëve të tij pranë shkollës “Gjergj Çanco”. Ai kërkon ndihmën e komunitetit për të gjetur motorët dhe për të identifikuar autorët, gjithashtu i bën thirrje dhe vetë autorëve të kthejnë motomjetet aty ku i kanë marr.

Rastet e vjedhjeve të biçikletave, motorëve dhe skuterave janë rritur ndjeshëm gjatë periudhës së fundit, duke shkaktuar shqetësim të madh tek qytetarët. Ngjarjet e tilla po bëhen më të shpeshta, dhe qytetarët po e ndjejnë më shumë nevojën për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të parandaluar këto vjedhje.

Qytetari bën apel që kushdo që ka informacion ose i ka parë motorët e vjedhur, të kontaktojë menjëherë për të dhënë informacionin e nevojshëm.

Mesazhi i qytetarit:

"Përshëndetje JOQ, këta dy persona kanë marr dy motora dhe ju lutem kërkoj t'i denoncoj. Nuk do ju ndahem dhe do ju gjej më mirë sillini vet!"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit