Plagosja e Zekirja Shainit në Kumanovë, Arben Fetai reagon: Dënoj fuqishëm këtë akt dhune

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.10.2025, 15:36

Arben Fetai nga VLEN ka reaguar pas rastit ku Zekirja Shaini, bartësi i Listës për këshilltarë në Likovë të Kumanovës, u plagos nga të shtënat me armë zjarri.

Në një postim në Facebook, Fetai shkroi: “Shpreh shqetësim të thellë për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Kumanovë, ku u plagos bashkëvendasi ynë, Zekirja Shaini. Në këto momente të vështira, shpreh solidaritetin tim të sinqertë me familjen e tij dhe dënoj me forcë çdo formë dhune.”

Ai gjithashtu bëri thirrje për qetësi dhe respekt ndaj institucioneve kompetente, duke kërkuar që organet e rendit të zbardhin sa më shpejt motivet dhe autorët e këtij akti kriminal, në mënyrë që drejtësia të vihet në vend dhe qytetarët të ndihen të sigurt.

Dy-tre plumba janë shtënë në drejtim të Zekirja Shainit nga fshati Sllupçan i Kumanovës, bartës i Listës për këshilltarë në Komunën e Likovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim.

Kështu raporton faqja Kombëtare.

I lënduar, Zekirjai është dërguar drejt Klinikave në Shkup, ndërkohë njoftohet se ai është jashtë rrezikut për jetë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të ndërtesës së Fondit Pensoinal në Kumanovë, ndërsa policia e ka rrethuar vendin dhe po konfiskon kamerat që kanë qasje në vendin e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit