"Për shkak të limit të kufizuar të personelit policor" ka qenë argumenti që Policia e Shtetit ka refuzuar në një shkresë zyrtare të KLGJ të mbrojë ambientet e gjykatave.
Kërkesa është bërë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor me qëllim shtimin e organikës së forcave policore dhe prezencën e tyre gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore për sigurimin dhe mbrojtjen e ambienteve të gjykatës.
Kërkesa është refuzuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, duke argumentuar se diçka e tillë është e pamundur pasi s'kanë forca policore të mjaftueshme!

Shkresa ka bërë demaskimin e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit. Vetëm ditën e djeshme ministrja e Brendshme Albana Koçiu argumentoi se policia nuk ka përgjegjësi ligjore për hyrje-daljet në gjykata pasi për këtë përgjegjësi është shpallur inkompetenca nga titullarët, në atë kohë drejtori i PSH ka qenë Muhamet Rrumbullaku.