“Dorëzo Ramadanin ose do të vrasim ty dhe familjarët e tu”, Jaçaj i kërkoi të birit të vetëdorëzohej pas kërcënimeve

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 07.10.2025, 13:04

Mbrëmjen e 5 tetorit, lagjja nr.3 e Sarandës u trondit nga një shpërthim tritoli që i mori jetën 58-vjeçarit Isuf Jaçaj, i njohur në zonë për aktivitetin e tij në sektorin e turizmit. Eksplozivi, rreth 800 gram, ishte vendosur poshtë makinës së tij dhe e la të vdekur në vend.

Viktima ishte babai i Klaus Jaçaj, 31 vjeç, aktualisht i burgosur për “përkrahje të autorit të krimit” në një ngjarje të mëparshme që lidhet me një konflikt për pronën në bregdet. Katër ditë pas ndihmës që Klaus i kishte dhënë autorit, më 22 korrik, makina e tij u hodh në erë me tritol, me kërcënimin e qartë: “Dorëzo Ramadan Canaj, autorin e plagosjes në të kundërt do të vrasim ty dhe familjarët e tu.”

Në lagjen nr.4 të Sarandës, Ramadan Zoto alias Canaj, 43 vjeç, plagosi me armë zjarri Gëzim Hajdarajn dhe Ernest Lamën nga Kamza. Pas ngjarjes, policia shpalli në kërkim autorin e dyshuar, së bashku me vëllain e tij Erjon Canaj, Artan Muratajn dhe Klaus Jaçaj, të cilët akuzohen për “moskallëzim krimi” dhe “përkrahje të autorit”.

Sipas burimeve për media, Klaus Jaçaj strehoi autorin e plagosjes në shtëpinë e tij për ta mbrojtur nga hakmarrja. Më pas, Ramadan Canaj u largua drejt Korçës me synim kalimin në Greqi, por u arrestua nga policia me një pistoletë të gatshme për qitje.

Babai i Klausit, Isuf Jaçaj, e telefonoi të birin duke i kërkuar të dorëzohej në polici: “Duhet të dorëzohesh vetë në polici për përkrahjen e autorit të krimit, në të kundërt do të vijë unë të gjej ku je fshehur dhe të dorëzoj në polici me duart e mija…”

Më 5 tetor, shpërthimi i vendosur poshtë makinës së Isuf Jaçajt e la atë të vdekur në vend. Pavarësisht të kaluarës si precedent penal, ai ishte i njohur për punën e tij me turistët në bregdetin e Sarandës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit