Pak ditë para zgjedhjeve, Qeveria ndan nga 100 euro për studentët

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.10.2025, 13:08

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka marrë vendim për ndarjen e 100 eurove për studentët.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se qeveria të cilën ai udhëheq, e ka për bazë interesin e qytetarëve dhe se rritjen ekonomike e ndan me qytetarët.

“Si qeveri e cila ka për bazë interesin e qytetarëve.

Tashmë kemi dëshmuar që rritjen ekonomike e ndajmë me të gjithë qytetarët. Sepse kur rritja ndahet ajo shumohet.

Në kuader të kësaj ndarje të rritjes ekonomike, me rastin e fillimit të vitit akademik, sot po miratojmë vendimin për ndarjen e 100 eurove për të gjithë studentët, që plotësojnë kriteret që ata dhe familjet e tyre, ta kenë me të lehtë përballimin e kostos”, tha Kurti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit