Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, pas autorit arrestohet dhe xhaxhai i tij Gjon Shkambi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.10.2025, 08:39

Xhaxhai i Elvis Shkambit, Gjon Shkambi, u arrestua sot nga policia në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje e rëndë që ndodhi brenda sallës së Gjykatës së Apelit ditën e djeshme. Ai akuzohet për bashkëpunim në krim, pasi ishte i pranishëm në sallë në momentin kur nipi i tij qëlloi për vdekje gjyqtarin pas vendimit që nuk i favorizonte pretendimet për një pronë në Shkodër.

Ngjarja tronditëse ndodhi gjatë një seance gjyqësore ku po shqyrtohej pronësia e godinës së ish-Shkollës së Rezervave, të banuar prej dekadash nga 31 familje. Vendimi i gjyqtarit Kalaja në favor të banorëve shkaktoi reagimin e dhunshëm të Elvis Shkambit, i cili vrau gjyqtarin dhe qëlloi edhe ndaj palës kundërshtare, babë e bir. Pas ngjarjes, ai u dorëzua vetë në polici.

Arrestimi i Gjon Shkambit vjen mes dyshimeve të forta se ai ka pasur rol nxitës në këtë krim të rëndë që ka tronditur sistemin e drejtësisë dhe opinionin publik. Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar përgjegjësinë e plotë të personave të përfshirë dhe për të zbardhur neglizhencat e sigurisë në gjykatë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit