Krimi në Greqi ku një shqiptar mbeti i vrarë, atentati ndodhi para syve të nipit të njërit prej viktimave

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.10.2025, 08:35

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e dyfishtë në Greqi, ku mbetën të vrarë një pronar grek dhe miku i tij shqiptar. Ngjarja ndodhi në ambientet e një biznesi në zonën e Finikoundës dhe u krye para syve të nipit të pronarit grek, i cili i shpëtoi atentatit. Autori ende nuk është identifikuar, ndërsa policia po heton mbi të gjitha pistat e mundshme, përfshirë konfliktet personale apo skenarë të organizuar.

Sipas autoriteteve greke, autori mbërriti në vendngjarje me një kamionçinë dhe hyri në ambientet e biznesit ku ndodheshin viktimat. Ai qëlloi për vdekje dy burrat, ndërsa shqiptari tentoi të arratisej, por u godit nga pas. Mungesa e gëzhojave në vendngjarje tregon se arma e përdorur mund të ketë qenë një revolver.

Kamerat e sigurisë kanë kapur autorin duke u larguar me motoçikletë drejt fshatit Koryfassi, por pamjet nuk janë të qarta dhe automjeti nuk është gjetur ende. Autori kishte veshur një bluzë me mëngë të gjata dhe fytyrën e zbuluar. Dëshmitari i vetëm, nipi i pronarit, ka deklaruar se autori qëlloi edhe ndaj tij, por për fat nuk e goditi. Policia po merr dëshmi nga të afërmit për të zbardhur motivin e krimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit