Miku i Ramës, Vuçiç: Bota po shkon drejt luftës, të gjithë po përgatiten!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.10.2025, 00:48

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka lëshuar një paralajmërim të fortë, duke deklaruar se bota po i afrohet një konflikti të madh global dhe se vendet e fuqishme tashmë po përgatiten për luftë.

“Situata në botë do të bëhet gjithnjë e më e vështirë. Edhe për ne po ashtu, sepse njerëzit duhet ta dinë se të gjithë po përgatiten për luftë. Dhe kur të gjithë përgatiten për luftë, do të thotë se ajo do të ndodhë. Dhe po ju them, do të ndodhë me siguri,” tha Vuçiç gjatë inaugurimit të linjës së re hekurudhore Beograd–Suboticë.

Sipas tij, fuqitë e mëdha nuk janë më të interesuara për dialog apo negociata:

“Ata po hapin llogore dhe po presin fillimin, sepse e dinë që lufta do të vijë gjithsesi. Po përgatiten,” u shpreh Vuçiç.

Kreu i shtetit serb tha se frikësohet se shumë pak mund të bëjnë për ta parandaluar një konflikt të tillë:

“Do të jepja gjithçka që kam që kjo të mos ndodhë, por për fat të keq, kam frikë se kam të drejtë,” shtoi ai.

Vuçiç tha gjithashtu se Serbia do të duhet të përgatitet për çdo skenar të mundshëm:

“Ushtria jonë është gati të zmbrapsë çdo armik, por do të duhet të përgatisim edhe disa gjëra të tjera.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit