Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Mamurras–Laç, ku dyshohet se një këmbësor ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Gjorm në Mamurras. Lajmi është raportuar në redaksinë e JOQ Albania nga një dëshmitar okular, i cili ka dërguar pamje nga vendngjarja ku shihet një ambulancë.
Sipas tij, këmbësori, i cili dyshohet të ketë qenë i moshës rreth 50-vjeç, ka ndërruar jetë në vend si pasojë e përplasjes.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me rrethanat e aksidentit apo identitetin e viktimës.