Pas dorëheqjes së Abilaliajt, Partizani shkarkon trajnerin serb dhe dy ndihmësit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 06.10.2025, 19:05

Partizani ka ndarë rrugët zyrtarisht me trajnerin Mladen Milinković dhe dy ndihmësit e tij, vetëm gjashtë javë pas nisjes së kampionatit. Klubi i kuq ka bërë të ditur se vendimi vjen pas një analize të brendshme mbi performancën e skuadrës, e cila nuk ka arritur standardet e vendosura për këtë sezon.

Në komunikatën zyrtare, “demat e kuq” sqarojnë se “pas analizës së bërë mbi paraqitjet dhe rezultatet e skuadrës, është vendosur ndërprerja e bashkëpunimit me trajnerin Milinković dhe stafin e tij teknik”.

Shkarkimi i trajnerit serb ishte pothuajse i parashikueshëm, pas humbjes së thellë 3-0 në derbin me Tiranën, një ndeshje ku bardheblutë dominuan në çdo aspekt të lojës. Rezultati i rëndë dhe fillimi i dobët i sezonit kanë rritur ndjeshëm presionin mbi drejtuesit e klubit, ndërsa tifozët “e kuq” kërkojnë reagim të menjëhershëm.

Përkohësisht, drejtimin e skuadrës pritet ta marrë një nga anëtarët e stafit aktual teknik, deri në emërimin e trajnerit të ri. Ndërkohë, drejtuesit e Partizanit janë në kërkim të një profili që do të rikthejë ekipin në garë për titull dhe t’i japë frymë të re projektit të kuq.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit