Është identifikuar autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë që tronditi sot Gjykatën e Apelit në Tiranë.
Elvis Shkëmbi, djali i Gjon Shkëmbit, ka qëlluar me armë zjarri gjyqtarin Astrit Kalaja, brenda ambienteve të gjykatës dhe 2 persona të tjerë në ambientet e jashtme.
Sipas burimeve zyrtare, autori është arrestuar menjëherë pas ngjarjes, ndërsa i është sekuestruar edhe arma e përdorur në krim.
Paraprakisht dyshohet se motivi i vrasjes ka lidhje me një çështje pronësie, për të cilën gjyqtari Kalaja kishte marrë në shqyrtim një dosje ku i përfshirë ishte edhe autori. Hetimet janë në vijim për të konfirmuar lidhjen direkte mes çështjes gjyqësore dhe krimit.
Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, ndërsa më shumë detaje pritet të bëhen publike në orët në vijim.