Shoferi: Gurë në mes të rrugës Shëngjin–Velipojë, firma s’vendos rrjeta, jemi në rrezik!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.10.2025, 15:54

Rruga e re Shëngjin–Velipojë, një investim strategjik i qeverisë me vlerë 3.8 miliardë lekë, po shkakton shqetësim tek banorët dhe kalimtarët. Një qytetar ka raportuar pwr gur tw rwna në mes të rrugës, ndërsa firma ndërtuese, Erald-G Sh.P.K., nuk ka vendosur rrjeta mbrojtëse, duke krijuar një situatë të rrezikshme për përdoruesit e rrugës.

Projekti infrastruktural Shëngjin–Velipojë është menduar të përmirësojë lidhjet në zonën turistike të veriut dhe të nxisë zhvillimin ekonomik të rajonit. Megjithatë, mungesa e masave sigurie në vendin e punës, si rrjetat mbrojtëse përtej gurit në mes të rrugës, vë në dyshim cilësinë dhe përgjegjshmërinë e punimeve të firmës ndërtuese.

"Rruga Re Shëngjin–Velipojë, gur në mes të rrugës, firma nuk vendos rrjeta, ndihemi të rrezikuar.", shkruan qytetari.

Banorët dhe kalimtarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përkatëse dhe nga firma Erald-G Sh.P.K., që të vendosen barriera sigurie dhe të eliminohet çdo rrezik në rrugë. Siguria e qytetarëve duhet të jetë prioritet kryesor gjatë zbatimit të projekteve infrastrukturore të këtij niveli.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit