Një ngjarje e pakëndshme është shënuar në lagjen “Treshi”, ku një person i panjohur ka hyrë në hyrjen e një pallati dhe ka vjedhur biçikletën e një vajze.
Sipas denoncimit të bërë nga familja, momenti i vjedhjes është kapur nga kamerat e sigurisë të vendosura në hyrje. Pamjet tregojnë qartë autorin teksa merr biçikletën dhe largohet me qetësi, sikur të ishte pronari i saj.
Kjo nuk është hera e parë që qytetarët e kryeqytetit po përballen me raste të tilla. Në redaksinë tonë kanë mbërritur disa denoncime të ngjashme javët e fundit, ku qytetarë të ndryshëm janë ankuar për vjedhje biçikletash në lagje të ndryshme.
Denoncuesi bën thirrje për këdo që mund të ketë informacion mbi personin e dyshuar ta ndihmojë, madje i bën thirrje dhe vetë autorit të kthej biçikletën pasi ajo i përket një vajze që ka nevojë për të.
Mesazhi i qytetarit:
"Përshëndetje, doja të bëja një denoncim te faqaja juaj! Më kanë marr biçikletën e vajzës dje te lagjja "Treshi", kush e njeh personin të më kontaktoj të lutem dhe i bëj thirrje personit që e ka marr ta kthej në vend se është e vjazës!"