Turisti lahet nudo në mes të Vlorës, qytetarët të shqetësuar: Shteti të marrë masa

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.10.2025, 14:38

Një rast shqetësues është denoncuar në redaksinë nga një qytetare e Vlorës tonë ditën e sotme.

Qytetarja ka treguar se një turist ka hyrë për t'u larë nudo në një zonë publike, në sy të dhjetëra kalimtarëve dhe fëmijëve. Ajo thotë se ngjarja ka ndodhur në pedonalen e qytetit, një nga zonat më të frekuentuara gjatë paradites, kur qytetarët shfrytëzojnë kohën për shëtitje familjare.

Teksa ishte duke shëtitur bashkë me vajzën e mitur, qytetarja thotë se ka parë turistin nudo duke u larë në det, në kundërshtim me normat publike e morale, veçanërisht në mungesë të hapësirave të dedikuara për plazhe nudo në Shqipëri.

Ajo kërkon që autoritetet lokale dhe forcat e rendit të ndërhyjnë për të ndaluar raste të tilla dhe të vendosin masa parandaluese, sidomos në zona turistike me frekuentim të lartë.

Kjo nuk është hera e parë që turistët, të painformuar ose edhe me vetëdije të plotë, dalin nudo në plazhet publike të vendit tonë edhe pse kjo nuk është e lejueshme me ligj.

Denoncimi i qytetares:

"Pershendetje JOQ! Sot paradite po dilja shetitje ne Vlore bashk me femijen tim kur nderkoh shikoj kete burrin ne mes te qytetit komplet nudo duke u lare pa e vrare mendjen se pedonalja ishte plot me njerez dhe femije. Keta jan turistat elitar qe mburremi ne si shtet? Ne nuk kemi plazh nudo aq me teper te dalesh lakuriq ne mes te qytetit ne mes te dites. Shteti duhet te mari masa. Faleminderit nese e publikoni pasi kjo pamje sot na ka shqetesiar shum ne si qyetar"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit