Sali Berisha ka kandiduar Florian Binajn për Bashkinë Tiranë. Kreu i bluve e vlerësoi aktorin si një personalitet me reputacion të gjerë, duke theksuar se tek ai “qytetarët e Tiranës gjejnë më shumë se kushdo tjetër përfaqësimin e tyre të vërtetë”.
Ai u bëri thirrje aleatëve opozitarë dhe qytetarëve të Tiranës që ta mbështesin kandidaturën e Binajt, duke e cilësuar atë si një zgjedhje që “i bën nder çdo qytetari”.
Binaj do të kandidojë përballë Manastirliut të socialistëve për Bashkinë Tiranë. Duket se Berishës nuk i ndahet shpirti nga Rama aq sa e admironte në fshehtësi, duke rikthyer kohën 25 vite pas atëherë kur kryeministri kandidonte për kryebashkiak përballë Besnik Mustafajt.
Sozia e Ramës i futur nën lëkurën e këtij të fundit por këtë radhë në versionin blu, është strukur në sqetullën e partisë dhe shpreson se do të shndërrohet në idhullin e tij në profesion, në jetën reale...