Në aksidentin në Kamenicë humbi jetën një 10-vjeçar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.10.2025, 13:33

Linor Bajrami është 10-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Novosellë të Kamenicës të dielën e 5 tetorit.

Kështu u bë e ditur nga familjarët e viktimës.

“Miq e dashamir ju njoftojmë që sot më 5 Tetor ndërroi jetë në një aksident më i dashuri jonë, Linor Bardhyl Bajrami në moshën 10 vjeçare , për kohën e datën rreth varrimit ju njoftojmë!”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

I dyshuari që shkaktoi aksidentin është po ashtu i mitur, derisa Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh njoftoi se i njëjti është arrestuar, derisa edhe persona të tjerë kanë pësuar lëndime.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit