Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Deni Selimllarin, djalin e ish-Miss Shqipëria Valbona Selimllari, pas incidentit ku ai dhe vëllai i tij u përfshinë në një konflikt fizik me efektivë policie.
Ndërkohë, për vëllain e tij, Kejni Selimllari gjykata ka caktuar masën më të lehtë “detyrim paraqitje”.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 4 tetorit, kur të dy vëllezërit u arrestuan për goditje ndaj një punonjësi policie, në rrethana që lidhen me ushtrimin e detyrës nga efektivi.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, gjatë shoqërimit në ambientet e Komisariatit nr. 2, ata kanë thyer një kamerë sigurie dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit, si dhe kanë kanosur punonjës të tjerë të policisë që ndodheshin aty.
Aktualisht, hetimet po vijojnë nën akuza për goditje për shkak të detyrës, dëmtim prone publike dhe kanosje ndaj punonjësve të rendit.