Plagoset një person në Prishtinë, i dyshuari në arrati

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.10.2025, 10:36

Një person është plagosur me armë zjarri të dielën pasdite në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, derisa ende ndodhet në arrati.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja si dëshmi materiale, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pasi që i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja si dëshmi materiale. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit