Nxënësi: Shkolla “Azem Hajdari” mes plehrave, Bashkia Kamëz nuk merr masa

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.10.2025, 10:30

Një nxënës i shkollës 9-vjeçare "Azem Hajdari" në Kamëz ka denoncuar përmes një mesazhi në JOQ situatën alarmante të mbeturinave pranë ambientit shkollor. Sipas tij, shkolla ndodhet e rrethuar nga grumbuj plehrash, që jo vetëm krijojnë një pamje të shëmtuar, por edhe rrezikojnë shëndetin e fëmijëve që frekuentojnë përditë institucionin arsimor.

Nxënësi i shqetësuar shkruan se ndonëse situata është e përsëritur dhe e dukshme, Bashkia Kamëz dhe kryetari i saj, Rakip Suli, nuk kanë marrë asnjë masë konkrete për pastrimin dhe sistemimin e zonës përreth shkollës. Plehrat janë lënë pas dore prej kohësh, duke kthyer ambientin në një vatër ndotjeje dhe papastërtie.

Kjo situatë ngre pyetje serioze mbi kujdesin që institucionet vendore tregojnë për higjienën dhe sigurinë në institucionet arsimore. Prindërit dhe banorët e zonës kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të garantuar një mjedis të pastër dhe të sigurt për fëmijët e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit